Lidhje

Kerry: SHBA-Rusi, këmbim informacioni për Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë informacion për zhvillimet në Ukrainë.

Zoti Kerry u tha gazetarëve në një takim të APEC-ut në Pekin sot se pavarësisht nga mosmarrëveshjet për disa fakte për ngjarjet në Ukrainë, Uashingtoni dhe Moska do të shkëmbejnë disa informacione “lidhur me këto ngjarje”.

Përsa u takon sanksioneve kundër Rusisë, kryediplomati amerikan tha se vendimet që do të marrë Moska lidhur me Ukrainën, do të përcaktojnë se çfarë ndodh, në këndvështrimin afatgjatë”. Ai tha gjithashtu se shpreson për mundësinë e një marrëveshje për armëpushim mes Kievit dhe rebelëve pro-rusë në kufirin lindor të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG