Lidhje

SHBA: Moti i keq shkakton probleme


Dëbora dhe temperaturat e ulta kanë krijuar probleme transporti këto ditë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara.

Banorët në kryeqytetin e vendit, Uashington u zgjuan të martën me më shumë se 12 centimetra dëborë.

Në Çikago, zyrtarët e hekurudhave në shtetin e Illinoit vendosën të mbanin të ndezur motorët e trenave gjatë natës për të mbikëqyrur sigurinë për shkak të temperaturave shumë të ulta sot.

Sipas Shërbimit Metereologjik Kombëtar, temperaturat në Çikago arritën deri në minus 20 gradë celsius, ndërsa në disa rajone në shtetet Viskonsin, Illinoi dhe Ajova kanë arritur në deri minus 30 gradë.

XS
SM
MD
LG