Lidhje

Shqetësim për mundësinë e shkurtimit të programeve të USAID-it


Një komision i kongresit amerikan dëgjoi dje ankesat se programet e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID-it janë në rrezik "shkurtimi" ose "eliminimi" sipas buxhetit të propozuar nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ndodh në një kohë kur kërcënimi i urisë në Afrikën Lindore është "në nivelin më të lartë që ka qenë për dekada".

Gjatë një seance të Nënkomisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaëqsuesve, pjesmarrësit paralajmëruan se shkurtimet e buxhetit mund të minojë përpjekjet për të trajtuar pasojat e thatësirës dhe krizës së urisë, në një kohë kur agjensitë e ndihmave po përpiqen të rrisin përpjekjet për të shpëtuar miliona vetë nga vdekja.

Gjatë fjalës së tij këshilltari për ndihmat e huaja në Institutin “Bukë për Botën”, Faustine Wabwire tha se shkurtimet e propozuara në buxhet rrezikojnë "uljen ose eliminimin e financimeve në raste emergjencash të qeverisë amerikane”. Ai përmendi programin “Ushqimin për Paqe”, “Ndihmën Ndërkombëtare në Raste Katastrofash” si dhe buxhetin “për ndihmën për migracionin dhe refugjatët”.

"E dimë se administrata ka propozuar rreth 30 për qind shkurtime në Departamentin e Shtetit dhe programet e USAID-it dhe nga ajo që ne dimë, kjo do të ndikojë negativisht në rolin e këtyre institucioneve”, i tha “Zërit të Amerikës” zoti Wabwire.

Drejtori i përkohshëm i zyrës së programit të USAID-it “Ushqim për Paqe” Matthew Nims, u tha ligjvënësve se plani i presidentit nuk përmend në mënyrë specifike shkurtime në zyrën e tij dhe për këtë arsye nuk mund të matet ndikimi i mundshëm i shkurtimeve të propozuara buxhetore.

Të dhënat tregojnë se rreth 70 milionë njerëz në 45 vende të botës, kanë nevojë për ndihmë ushqimore emergjente gjatë këtij viti.

Kryetari i nënkomisionit të kongresit Chris Smith tha për “Zërin e Amerikës” se është i pakënaqur me propozimin e presidentit për buxhetin. Ai shtoi se është kundër shkurtimeve të mëdha dhe se qëllimi i tij është që ky process “të bëhet siç duhet”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG