Lidhje

Usain Bolt mbyll karrierën individuale


Usain Bolt, sprintieri i famshëm xhamajkian që ka dominuar garat e shpejtësisë në atletikë prej afro një dekade, ka kapërcyer vijën e finishit të karrierës së tij.

Bolt mori pjesë dje në garën e fundit individuale 100 metra për meshkuj në kampionatin botëror të atletikës në Londër. Një karrierë e shkëlqyer u mbyll dje me një rezultat mediokër, ose zhgënjyes për një atlet të kalibrit të Usain Bolt. Ai doli i treti në garë. Fitues ishte amerikani Gaitlin.

Usain Bolt ka thyer rekorde olimpike e botërore në 100 dhe 200 metra dhe gjatë karrierës ai ka fituar epitetin "lightning bolt", frymëzuar nga mbiemri i tij Bolt, që përkthehet 'goditja e rrufesë'. Ai e ka përqafuar me entuziazëm këtë epitet, duke bërë pozën e rrufesë në përfundim të çdo gare ku dilte fitues.

Ai i solli Xhamajkës një mori medaljesh si në gara individuale, ashtu edhe në stafeta. Megjithë rezultatin zhgënjyes dje, ai mbetet një ndër konkurrentët më impresionues në pistën e atletikës.

XS
SM
MD
LG