Lidhje

Kodueset e kompjuterave


Gratë përballen me pengesa në fushën e teknologjisë kompjuterike të dominuar nga meshkujt, por iniciativa të reja po nxisin vajzat për të shkruar programe kompjuterike. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O'Sullivan njofton për një kompani të re të quajtur Vidcode që po ngushton hendekun mes vajzave të reja dhe teknologjisë.

Në Nju Jork --150 vajza dhe djem kanë përpara një sfidë praktike për të zgjidhur me programin e ashtu-quajtur "hackathon" – për të përdorur kodin kompjuterik në faqen elektronike Vidcode dhe për të bërë një video që ndihmon kafshët e braktisura në qendra strehimi.

Përdor shumë kode për të programuar. Është shumë e lezetshme si koncept”, thotë Natalie Leow.

Në anën tjetër të vendit – në bregun perëndimor të kompanisë Vidcode, bashkë-themeluesja Allie Diracles demonstron programin që jep mësime për kodin kompjuterik ndërsa përdoruesit krijojnë videot për t’i postuar në faqe si Facebook apo Instagram. Vajzat zgjedhin grafikët dhe imazhet.

Ato përdorin programet dhe tekstet dhe formulojnë programet e tyre kompjuterike për të modifikuar përmbajtjen”, thotë Allie Diracles, bashkë-themeluesja e kompanisë Vidcode.

Këta pjesëmarrës në Nju Jork mësuan se janë fituesit e programit për videot e tyre që ndihmojnë kafshët e braktisura.

Duhet të kesh inteligjencë dhe njohuri matematike, pasi të bësh një kafshë të lëvizë, duhet të mendosh për këndin ku do të shkojë dhe sa hapa do që të lëvizë,” thotë Nayely Torres.

Programi të meson kodimin kompjuterik hap pas hapi dhe vajzat ashtu si djemtë shkëlqejnë në këtë atmosferë konkurruese.

Nuk i shohim vajzat t’i tremben konkurrencës. I shohim që marrin drejtimin e grupit dhe menaxhojnë projektin”, thotë Don Miller, i departamentit të arsimit në Nju Jork.

Dhe ato ëndërrojnë të përdorin aftësitë e tyre…

Një ditë kam për të krijuar një lojë elektronike, apo një program televiziv a dicka të atillë”, thotë Zara Tarafgar

...ndërsa mposhtin steriotipet.

Kur mendon për kodim, mendja të shkon tek meshkujt, tek të mirët në matematikë. Nuk të shkon mendja tek aspekti krijues. Dhe ne po fillojmë ta ndryshojmë këtë,” thotë Raquel Cardona, e departamentit të arsimit në Nju Jork

Ato mësojnë teknologjinë duke promovuar një kauzë me vlerë.

Dolëm shumë mirë pasi u munduam dhe bëmë diçka të mirë për të ngritur ndërgjegjësimin për ndihmën ndaj kafshëve në mbarë vendin,” thotë Sierra Scott.

Dhe në këtë process, ato perfeksionuan aftësitë e tyre kompjuterike.

XS
SM
MD
LG