Lidhje

14 shkurti, dita e Shën Valentinit


Kjo ditë fetohet në të gjithë botën

Parisi, i quajtur ‘qyteti i dashurisë”, ka pritur sot turistë e banorë vendas për të festuar ditën e Shën Valentinit. Çiftet e të dashuruarëve kanë “kyçur” zemrat e tyre në mënyrë simbolike në urën e Pont des Artes, e më pas çelësat i kanë hedhur në lumin e Senës, në shenjë dashurie të përjetshme. Mes qindra romantikëve që kanë vendosur ta festojnë kështu sot Shën Valentinin ishte edhe ish futbollisti Patrick Kluivert me bashkëshorten e tij.

Nga Parisi në Athinë, ku grekët ndonëse të ngarkuara nga kriza dhe situata e paqëndrueshme financiare, kanë vendosur të festojnë Shën Valentinin me çokollata dhe lule. Pavarësisht çmimeve, dyqanet janë zbukuruara dhe kanë ofruar për vizitorët e të dashuruarit dhurata për të kaluar sa më gëzueshëm ditën e të dashuruarëve. Një pronare dyqani, thotë se mbas kaq vitesh martesë nuk besoj se kriza do të ndikojë edhe në ditën e Shën Valentinit.

Në Jordani, festa është përjetuar në mënyra të ndryshme, pasi ka patur reagime nga besimtarë të fesë islame të cilët nuk e vlerësojnë këtë festë. Por ka patur edhe vizitorë dhe banorë të Amanit, të cilët kanë blerë lule dhe trëndafila të kuq për të festuar njerëzit e zemrës. Pronarët e dyqaneve të luleve në Aman thonë se kërkesa për to ka qenë e madhe dhe se ata kanë porositur trëndafilat muaj më parë.
XS
SM
MD
LG