Lidhje

Piktura e shtrenjtë e Van Gogut


Wang Zhongjun, bashkëthemelues i firmës së medias Huayi Brothers, mori më në fund në dorëzim një pikturë të Van Gogut që e bleu në nëntor në një ankand në Nju Jork për një shumë prej 61.76 milionë dollarësh.


Artisti amator dhe koleksionisti Wang e bëri ofertën fituese me telefon për natyrën e qetë "Vazo me margarita dhe lule dielli" që Van Gogu e kishte pikturuar para vdekjes në vitin 1890. Ai e mori pikturën në Hong Kong. Firma e ankandeve Sotheby tha se shitja theu disa rekorde, si për shembull për çmimin më të lartë të paguar nga një blerës kinez për një vepër arti perëndimoredhe çmimi më i lartë i paguar për një natyrë të qetë në Van Gogut.Po ashtu është çmimi më i lartë i paguar për një pikturë të Van Gogut që nga viti 1998.

XS
SM
MD
LG