Lidhje

Gruaja e djalit të Presidentit Trump në spital pasi hapi zarfin me substancë të dyshimtë


Policia amerikane njoftoi se gruaja e Donald Trump Jr., Vanessa Trump, u dërgua në spital pasi hapi një letër që përmbante pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Analizat fillestare tregojnë se substanca nuk ishte e rrezikshme.

Zyrtarët thanë se Vanessa Trump, bashkëshortja e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, e hapi letrën drejtuar Donald Trump Jr. të hënën në apartamentin e tyre në Nju Jork.

Policia thotë se Vanessa nuk u dje mirë pasi hapi letrën dhe telefonoi policinë. Ata thanë se ajo po kollitej dhe se po i përziej.

Në vendngjarje mbriti një njësi e punonjësve që merren me neutralizimin e substancave të rrezikshme.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë në gatishmëri për zarfe që mbërrijnë me postë dhe përmbajnë pluhur të bardhë që nga viti 2001, kur letra me antraks iu dërguan ligjvënësve amerikanë dhe në media.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG