Lidhje

Përpjekje për dërgimin e ndihmave në Vanuatu


Punonjësit e shpëtimit dhe zyrtarët po përpiqen të arrijnë në ishujt e Vanuatu-t për të vlerësuar dëmet e ciklonit të fuqishëm.

Moti i keq, komunikimi i kufizuar dhe gjeografia e këtij vendi të përbërë nga më shumë se 80 ishuj e kanë bërë të vështirë vlerësimin e dëmeve dhe dhënien e ndihmës pas stuhisë që goditi të premten ishujt e Paqësorit jugor.

Agjencia humanitare e OKB-së tha se 11 persona kanë vdekur, por zyrtarët presin që numri të rritet. 3,300 persona të tjerë janë strehuar në qendra evakuimi.

Cikloni shkatërroi shtëpi dhe ndërtesa dhe rrëzoi pemë me erëra që arrinin në 270 kilometra në orë.

XS
SM
MD
LG