Lidhje

Vatikani përjashton nga radhët e priftërinjve katolikë, ish-kardinalin amerikan


Vatikani tha të shtunën se Papa Françesku e zhveshi nga petku ish-kardinalin amerikan, Theodore McCarrick.

Në korrik të vitit të kaluar, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e tij nga Kolegji i Kardinalëve, pas akuzave se kishte abuzuar seksualisht me seminaristë të mitur dhe të rritur, gjatë një periudhe prej disa dekadash.

Vatikani tha në një deklaratë se në janar 2019 e kishte gjetur ish-kardinalin McCarrick fajtor për shkeljen e Urdhrit të Gjashtë të Biblës dhe mëkate me të mitur dhe të rritur.

McCarrick e apeloi vendimin që e përjashtonte atë nga priftërimi, por ai u mbajt në fuqi dhe ish-kardinali u njoftua të premten.

Vatikani njoftoi se vendimi ishte përfundimtar dhe se nuk do të pranojë asnjë apel tjetër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG