Lidhje

Vazhdon situata e tensionuar në Rripin e Gazës


Aeroplanë izraelitë vranë 3 palestinezë në Rripin e Gazës në raundin më të fundit të luftimeve me militantët, të cilët hapën zjarr me raketa kundër Izraelit për të tretën ditë.

Ekipet palestineze të ndihmës së shpejtë thanë se sulmet e sotme ajrore izraelite vranë një militant, një burrë 60 vjeçar dhe një djalë 12 vjeçar, i cili po shkonte në shkollë në qytetin Jebaliya në Gazën veriore.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët, që qëlluan të paktën 30 raketa në Izraelin jugor gjatë ditës.

Disa raketa goditën edhe qytetin e Bersheebasë, duke dëmtuar disa banesa si dhe oborrin e një shkolle e cila ishte e boshatisur. Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 18 palestinezë që nga e premtja, shumica militantë, të lidhur me Xhihadin Islamik dhe Komitetin e Qëndresës Popullore.

Luftimet e sotme përbëjnë shkëmbimin më vdekjeprurës të zjarrit mes Izraelit dhe militantëve të Gazës, që kur të dy palët i dhanë fund një lufte të shkurtër në janar të vitit 2009.

Kryeministri i Izraelit Netanjahu tha sot se sulmet ajrore do të vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

XS
SM
MD
LG