Lidhje

Vazhdojnë replikat PS-PD për zëvendësuesin e deputetes socialiste Seseri


Në Shqipëri cështja e mandatit të lënë nga deputetja socialiste Rudina Seseri është kthyer në një burim polemikash të forta mes shumicës dhe opozitës. Pas replikave të djeshme në distancë mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama, sot debati vazhdoi më tej dhe pas deklarimeve të zotit Rama se mandati është bllokuar nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, kjo e fundit, u kundërpërgjigj duke theksuar se socialistët kanë dhënë interpretime të ndryshme për rastin.

XS
SM
MD
LG