Lidhje

Trupat siriane vazhdojnë shtypjen e forcave të opozitës


Trupat siriane vazhdojnë shtypjen e forcave të opozitës në prag të vizitës së të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan, i cili po bën thirrje për një zgjidhje politike të krizës një vjeçare.

Obzervatori Sirian Për të Drejtat e Njeriut tha se ushtarët qeveritarë sulmuan fshatra në province veriperendimore të Idlib në një përpjekje për të gjetur dezertorët që i përkasin tani Ushtrisë së Lirisë Siriane. Shumë janë të shqetësuar se sulmi do të jetë i njëjtë me atë që shkatërroi lagjen Baba Amr në Homs.

Grupet opozitare siriane kundërshtuan thirrjet nga zoti Annan për tu angazhuar në dialog me qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.

Para vizitës së tij të shtunën në Siri, ish shefi i OKB-së paralajmëroi kundër armatimit të forcave rebele, duke thënë se ndërhyrja e huaj do ta përkeqësonte situatën. Por grupet opozitare thonë se një zgjidhje politike nuk është realiste përsa kohë që zoti Assad synon të përdorë forcën kundër kundërshtarëve të tij.

Ministria e jashtme e Kinës mirëpriti misionin e zotit Annan në Siri duke thënë se shpreson se ndërmjetësimi i paanshëm do të rezultojë në bisedime paqësore. Kina njoftoi gjithashtu se do të çojë një ë dërguar në Lindjen e Mesme dhe Francë javën e ardhshme për të diskutuar krizën.

XS
SM
MD
LG