Lidhje

Vëllazëria Myslimane fiton përkrahje duke ndihmuar të varfërit


Vëllazëria Myslimane fiton përkrahje duke ndihmuar të varfërit
Vëllazëria Myslimane fiton përkrahje duke ndihmuar të varfërit

Vëllazëria Myslimane në Egjipt është grupi opozitar më i organizuar në vend. Anëtarët e saj morën pjesë në protestën që hoqi nga pushteti Hosni Mubarakun, megjithëse ata nuk ishin dominues. Megjithatë, Vëllazëria Myslimane, e cila është e ndaluar me ligj, punon prapa skenave për të fituar përkrahje dhe për të përgatitur terrenin për atë që udhëheqësit e saj shpresojnë të jetë vendosja e ligjit të Sheriatit në vendin më të madh arab.

Këtu, Vëllazëria Myslimane, fiton përkrahjen e egjiptianëve. Ky është spitali El Faruk në periferi të Kairos. Ashtu si të tjerët, ata nuk e pranojnë që marrin ndihmë nga vëllazëria, por ishte pikërisht ky grup i ndaluar që e solli Zërin e Amerikës në këtë spital.

Drejtori i spitalit Magdi Ahmed Abdel Aziz thotë se spitali u shërben të gjithëve, veçanërisht të varfërve.
“Njerëzit e shtresës së pasur na vijnë kryesisht në urgjencë. Por u shërbejmë edhe të varfërve sepse shpenzimet subvencionohen nga donatorët.”

Spitali u shëron sëmundjet pacientëve, por u përmbush edhe nevojat shpirtërore. Prandaj, juristi Ismail Mohamed Ismail iu nënshtrua operacionit në këtë spital.
“Kur kthen kokën pas sheh televizorin që transmeton vargje nga Kurani i shenjtë. Stafi bën punën e vet me Zotin në mendje, dhe gjithçka që ka të bëjë me Islamin më bën të ndjehem mirë psikologjikisht.”

El Faruk dhe shumë spitale të financuara nga donacionet islamike ofrojnë trajtim mjekësor për shumë egjiptianë të varfër kur ndihma e qeverisë nuk mjafton.
“Ministria e Shëndetësisë ofron kujdes shëndetësor, por buxheti i saj nuk arrin të përfshijë shërbimet.”

Vëllazëria Myslimane në është organizatë xhihadiste. Ajo kërkon transformim gradual. Megjithatë, ish kreu i grupit, Mohamed Mahdi Akef, thotë se qëllimi është i qartë.
“Islami duhet të sundojë në Egjipt.”

Ikja e Hosni Mubarakut dhe perspektiva e zgjedhjeve të lira dhe të drejta mund t’i hapë një mundësi të re grupit.

Krerët e Vëllazërisë Myslimane shpresojnë se vullneti i mirë që kanë kultivuar tek të varfërit e Egjiptit mund t’u shpërblehet gjatë zgjedhjeve, nëse ata do të lejohen të marrin pjesë.

Pacienti Ismail Mohamed Ismail nuk pranon të thotë nëse do të votonte për kandidatët e Vëllazërisë. Ai nuk është i sigurt nëse vendosja e Ligjit të Sheriatit do të jetë ndonjëherë e nevojshme në Egjipt.
“Në vitet ’70, gjatë presidentëve Naser dhe Sadat, njerëzit vishnin minifunde, por feja e tyre ishte më e fortë. Tani, më shumë njerëz veshin hixhabe, por kanë një boshllëk fetar. Shpresoj që njerëzit të besojnë më shumë si më parë. Shpresoj që feja t’u kthehet njerëzve më shumë se më parë.”

E ndaluar të marrë pjesë në politikë për dekada me radhë, Vëllazëria Myslimane ka fituar mbështetje në vende si spitali El Faruk. Sfida e tyre tani do të jetë të fitojnë përkrahje më të gjerë në të gjithë Egjiptin.

XS
SM
MD
LG