Lidhje

Në Venezuelë vazhdon kriza politike


Opozita e Venezuelës i bëri thirrje mbështetësve të saj për demonstrata të vazhdueshme, pasi pak protestues sfiduan urdhrin e qeverisë për ndalimin e demonstratave deri ditën e martë, para zgjedhjeve të diskutueshme të caktuara nga presidenti Nikolas Maduro.

Në konferencën ditore të lajmeve, aleanca e opozitës MUD gjithashtu mohoi se po negocionte një kompromis politik me qeverinë e Maduros.

Disa demonstrues ngritën barrikada përgjatë rrugëve kryesore në kryeqytetin e vendit, Karakas, të bllokuar nga shiu dhe gazi lotsjellës i policisë.

Megjithatë, shumica e rrugëve ishin bosh, pavarësisht se opozita pati shpresuar se do të tërhiqte një numër të madh njerëzish për protesta, siç kishin bërë më parë gjatë javës para se të hynte në fuqi urdhri për ndalimin e demonstratave.

Presidenti Maduro paralajmëroi të enjten se kushdo që sfidon urdhrin për ndalimin e demonstratave rrezikon deri në 10 vjet burg.

Protestuesit po demonstrojnë kundër votimit të diskutueshëm të së dielës, kur qeveria planifikon të votojë për krijimin e Asamblesë Kushtetuese që do të ndryshonte dokumentin themeltar të vendit.

Kritikët akuzojnë se vetëm mbështetësit e Maduro janë kandidatë për Asamblenë Kushtetuese dhe se ata mund t’i japin atij të drejtën për të ndenjur në detyrë për një kohë të pacaktuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG