Miratimi i një ligji të ri në Venezuelë që kërcënon me 20 vjet burg për "nxitje të urrejtjes", ka krijuar shqetësime duke u parë si një goditje në rritje ndaj disidentëve.
Ligji u miratua nga Asambleja Kushtetuese pro-qeveritare.
Kryetari i Asamblesë tha se ai përfaqësonte "një ligj konstruktiv, për bashkëjetesë paqësore".
Presidenti Nicolas Maduro e pati propozuar ligjin gjatë protestave anti-qeveritare që tronditën kryeqytetin dhe qytetet e tjera të Venezuelës nga muaji prill në korrik.
Kritikët e qeverisë socialiste të Nicolas Madurous e denononcuan ligjin si censurues dhe kundër normave demokratike.
Facebook Forum