Lidhje

Venezuelë: Maduro fiton mandatin e dytë


Komisioni i zgjedhjeve në Venezuelë, tha se presidenti aktual, Nicolas Maduro, është rizgjedhur për një mandat të dytë gjashtëvjeçar.

Zgjedhjet e së dielës u bojkotuan nga opozita si “kurorëzim” i një diktatori dhe janë dënuar nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Maduro, 55 vjeçar, një ish-shofer autobusi, pritej të fitonte, me gjithë krizën që po thellohet me mungesa ushqimore dhe rritje inflacioni, ndërsa prodhimi i naftës ka rënë ndjeshëm në një nga vendet që dikur ka qenë një nga prodhuesit kryesorë.

Ish-guvernatori, Henri Falcon, ishte sfiduesi kryesor i Maduros, por shanset e tij ishin dobësuar nga prania e një kandidatit të dytë në garë përballë Maduros, pastorit Javier Bertucci.

"Ne nuk e njohim këtë proces zgjedhor si të vlefshëm, si të vërtetë," tha Henri Falcon të dielën. "Për ne nuk ka pasur zgjedhje, ne duhet të kemi zgjedhje të reja në Venezuelë".

Një fitore e Maduros mund të sillte si rezultat më shumë sanksione, përfshirë sanksione për naftën nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe më shumë masa nga Bashkimi Evropian dhe Amerika Latine.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG