Lidhje

Grupi Mercosur pezullon antarësinë e Venezuelës


Tregu i Përbashkët latino-amerikan, i njohur si Mercosur ka pezulluar antarësinë e Venezulës në këtë grup, disa orë pasi asambleja e re kushtetuese, e sapo-zgjedhur pas referendumit, shkarkoi nga detyra prokuroren e përgjithshme të vendit.

Ministri i jashtëm brazilian tha në emër të grupit se me këtë pezullum po i dërgojnë një mesazh Venezuelës që të ndalë vrasjet, raprezaljet dhe torturat ndaj popullatës së saj.

Ndërkaq, në Karakas, asambleja e re kushtetuese, e përbërë nga aleatë të Presidentit Nicolas Maduro votoi për shkarkimin e prokurores së përgjithshme Luisa Ortega dhe vendosi në atë detyrë Tarek William Saab, ish-avokat i popullit në Venezuelë, të cilin Uashingtoni e ka kritikuar për pasivitet në prani të abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Pushimi nga puna i zonjës Ortega pritej që pas zgjedhjes së asamblesë kushtetuese që e kishte deklaruar si përparësi numër një largimin e saj nga detyra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG