Lidhje

Venezuelianët votojnë për pasuesin e Çavezit


Venezuelianët votojnë sot për të zgjedhur pasuesin e presidentit të ndjerë Hugo Chavez.

Fushata ka qënë intensive dhe e mbushur me sulme personale dhe retorikë të ashpër nga të dy kandidatët. Ata janë i zgjedhuri i zotit Chavez dhe presidenti në detyrë Nicolas Maduro, dhe sfiduesi i tij dhe drejtuesi i opozitës Henrique Capriles.

Maduro, një 50 vjeçar, ish shofer autobuzi dhe ministër i jashtëm, filloi fushatën me një epërsi dyfishrore në anketat e opinionit. Por kjo epërsi u venit në mënyrë të konsiderueshme gjatë fushatës.

Capriles është një guvernator 40 vjeçar i cili humbi ndaj zotit Chavez me 11 përqind diferencë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Ai akuzon Maduron dhe qeverinë Chavez se kanë bërë shumë pak për të zgjidhur problemet ekonomike të Venezuelës, mungesat ushqimore dhe krimin në rritje

Maduro reklamon rrënjët e tij të klasës punëtore dhe thotë se Capriles që i përket klasës së mesme nuk mund të identifikohet me të varfërit. Maduro thotë se do të vazhdojë atë që e quan revolucioni Chavez, që përkrahësit thonë se përdori pasurinë e naftës për të nxjerr miliona njerëz nga varfëria.
XS
SM
MD
LG