Lidhje

Venezuelë, Manipulime me numrin e votuesve


Një kompani teknologjike që ndoqi votimet e së dielës në Venezuelë, të cilat synojnë ndryshimin e kushtetutës së vendit, thotë numri i pjesëmarrësve në votime është manipuluar. “Ne vlerësojmë se diferenca mes shifrës së pjesëmarrjes në votime dhe asaj të njoftuar nga autoritetet është të paktën 1 milionë vetë”, tha zyrtari më i lartë i kompanisë.

Qeveria tha se më tepër se 8 milionë venezuelianë votuan të dielën, por opozita, që i bojkotoi votimet, tha se pjesëmarrja ishte shumë më e ulët.

Gazetarët në Karakas thanë se dhjetra qendra votimi ishin pothujase bosh ditën e votimeve.

Edhe në se pjesëmarrja në votime ka qenë 8 milionë vetë, kjo shifër do të ishte më pak se gjysma e votuesve të regjistruar në votime.

Anketat para zgjedhore treguan se më tepër se 70 për qind e venezuelianëve ishin kundër zgjedhjes së një asambleje për rishkrimin e kushtetutës.

Opozita tha se mashtrimet janë bërë me synimin për ta mbushur asamblenë e re me përkrahës të zotit Maduro, të cilët mund ta shpërbënin asamblenë kombëtare të kontrolluar nga opozita dhe për të shkarkuar zyrtarët që nuk ishin dakord me kundërshtarët e qeverisë. Kundërshtarët e zotit Maduro kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme presidenciale, të planifikuara për vitin 2018.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG