Lidhje

Venezuelë: Sulmohen selitë e institucioneve


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se një helikopter i vjedhur i policisë të martën sulmoi Ministrinë e Brendshme të vendit dhe Gjykatën e Lartë, duke e quajtur veprimin një "sulm terrorist" nga ata që po përpiqen ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Ministri i Komunikacioneve dhe Informacionit, Ernesto Villegas tha se helikopteri goditi me 15 të shtëna ndërtesën e ministrisë dhe hodhi të paktën katër granata në ndërtesën e Gjykatës së Lartë.

Zoti Villegas tha se piloti i helikopterit ishte Oscar Perez.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Perez tha se është pjesë e një rebelimi kundër Presidentit Maduro.

"Venezuelianë, të dashur vëllezër, ne nuk flasim në emër të shtetit, ne jemi një grup i zyrtarëve ushtarakë, policisë dhe civilëve në kërkim të një balance dhe kundër kësaj qeverie kriminale kalimtare, nuk i përkasim asnjë partie apo lëvizjeje politike. Ne jemi nacionalistë, patriotë, institucionalistë, kjo luftë nuk është kundër forcave shtetërore të sigurisë, por kundër pandëshkueshmërisë së imponuar nga kjo qeveri".

Presidenti Maduro urdhëroi forcat speciale të Venezuelës që të gjejnë përgjegjësit e sulmit dhe kërcënoi t’i përgjigjet dhunës me dhunë.

"A është kjo demokracia që dëshironi? A mund ta quajmë këtë veprim një akt proteste? Ne duhet të garantojmë, në çdo rrethanë, që ky vend, në mënyrë të lirë, të jetë në gjendje të zgjedhë Asamblenë Kombëtare si organin më të fuqishëm të pushtetit në vend", tha zoti Maduro.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG