Lidhje

Në kërkim të autorit të sulmeve me thikë në Vienë


Policia austriake po përpiqet të bjerë në gjurmët e njeriut përgjegjës për dy sulme me thikë në Vjenë, që la katër vetë të plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në distriktin Leopoldstadt pranë një parku të famshëm të Vienës.

Zëdhënësi i policisë tha se bëhet fjalë për plagosjen me thikë të anëtarëve të së një njëjtës familje, një çift burrë e grua dhe vajza e tyre e rritur. Të tre të plagosurit ndodhen në rrezik për jetën

Pak minuta më vonë, një person i katërt u sulmua me thikë duke marrë plagë të rënda.

Policia tha se po përpiqet të përcaktojë nëse incidentet janë të lidhura me akte terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG