Virxhinia me 13 vota elektorale i hapi qendrat e votimit në orën 6 të mëngjesit për një nga garat zgjedhore më të ndezura për presidentin amerikan. Kolegia Ardita Dunellari ishte në një qendër votimesh në Virxhinian veriore, pranë Uashingtonit për të mësuar si po e përcjellin votuesin procesin në këtë ditë zgjedhjesh në një ndër shtetet ende të paparashikueshëm në garë.