Shtetet e Bashkuara e pritën Vitin e Ri me festime tradicionale. Grumbullimi më i madh dhe më i bujshëm, ashtu si çdo vit tjetër ishte në Times Square të Nju Jorkut.
Qindra mijëra vetë ishin mbledhur në sheshin qendror për të parë kryebashkiakun Bill de Blasio me familje kur shtypën butonin që aktivizon zbritjen e globit të kristaltë, duke numëruar sekondat e fundit para ndërrimit të moteve.
Disa orë më parë, evropianët kishin përshëndetur Vitin e Ri 2015. Në brigjet e lumit Tamiz, londinezët ishin mbledhur për të ndjekur fishekzjarret spektakolare që shpërthenin në sfondin mbi selinë e Parlamentit, deri në momentin kur sahati i famshëm Big Ben filloi të kumbonte kur ra mesnata.
Festime të bujshme organizuan edhe brazilianët në brigjet e Rio de Zhaneiros, në një mot të ngrohtë vere.