Lidhje

Fillon viti shkollor në Universitetin e Vixhinias


Studentët kanë mbërritur në kampusin e Universitetit të Virxhinias në Sharlotsvill për fillimin e semestrit të vjeshtës. Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar se shkolla e tyre do të ishte në qendër të lajmeve kombëtare dhe ndërkombëtare për shkak të tubimeve të dhunshme që arritën kulmin me vdekjen e një gruaje të re që kishte dalë për të protestuar ndaj racizmit. Studentët dhe prindërit e tyre u thanë gazetarëve të Zërit të Amerikës, se ishin të tronditur por të vendosur që ta ruanin sigurinë dhe qetësinë në universitet dhe qytet për të gjithë.

Dhuna vdekjeprurëse në Sharlotsvill tronditi vendin dhe frikësoi studentët në Universitetin e Virxhinias. Studentë nga pakicat si Malia Valentine, ishin ndër më të shqetësuarit.

"Dhuna fizike në protesta ishte frikësuese”.

Por Universiteti ka bërë përpjekje për të siguruar studentët nga pakicat se nuk kanë asnjë arsye për t’u frikësuar. Yusuf Baig, një student i vitit të parë nga Hjuston i Teksasit është mysliman.

"Gjatë gjithë javës, kam marrë emaile nga çdo departament i shkollës, ku thuhej se ata e dënojnë atë që ndodhi”.

Mamaja e tij, Humera Hashmi që e shoqëroi në Sharlotsvill, shprehu zhgënjim që një dhunë e tillë ndodhi në një qytet që familja besonte se ishte i sigurt dhe i qetë.

"Është shumë e trishtueshme që gjëra të tilla ndodhin në Amerikë”.

Por nuk bëhej fjalë që të hiqej dorë nga shansi për të shkuar në një nga shkollat më të mira publike të Amerikës.

"Ajo u përpoq me të gjitha forcat që të pranohej në Universitetin e Virxhinias dhe e meriton të ketë shansin të shkojë në shkollën që do. Nuk është e lehtë të pranohesh në këtë shkollë, kështuqë unë nuk doja t’ia mohoja shansin, sepse unë isha i shqetësuar”.

Shumë shpresojnë që tubimi i dhunshëm të jenë një përjashtim i hidhur që nuk do të përsëritet.

"Megjithëse ajo që ndodhi ishte e tmerrshme, i hapi rrugë bisedës për atë që po ndodh në politikë tani, çfarë konsiderohet e pranueshme dhe se si të luftohet kjo rrymë."

Baig tha se në Shtetet e Bashkuara u krijua një stigmë kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit që me kalimin e kohës u zbut. Por ai tha se myslimanët tani janë të shqetësuar për një valë të re intolerance.

Banori Charlottesville resident Khizr Khan, banor i Sharlotsvillit u bë i njohur kur kritikoi kandidatin Donald Trump se kishte propozuar kufizime udhëtimi për myslimanët. Djali i tij, u vra kur ishte ushtar në Irak.

"Djali im, kapiteni Humayun Khan, është bir i Universitetit të Virxhinias. Ai studioi këtu, mësoi të gjitha parimet, drejtësinë e demokracisë, kushtetutës, këtu në këtë qytet, në këtë qytet të bekuar, në këtë universitet”.

Zoti Khan do që t’u kujtojë amerikanëve se ia vlen të luftosh për vlerat mbi të cilat është themeluar vendi, vlera si liria, demokracia dhe të dejta të barabarta për të gjithë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG