Lidhje

Korrupsion me vizat amerikane në Vjetnam


Ish-zyrtari amerikan i ngarkuar me miratimin e vizave amerikane në Vietnam ka pranuar fajësinë ndaj akuzave për mit-marrje në shumën 3 milionë dollarë në shkëmbim për viza amerikane.

Ish-punonjësi i Shërbimit Diplomatik Amerikan, Michael Sestak pranoi dje se në një gjykatë federale në Uashington se kishte vënë në zbatim një skemë korruptive. Ai pohoi se kishte marrë rryshfete për të nxjerrë afro 500 viza gjatë periudhës që punonte në konsullatën amerikane në qytetin Ho Çi Min nga viti 2010 deri vjet.

Prokurorët thanë se i pandehuri Sestak kishte krijuar një skemë korruptive në bashkëpunim me katër persona të tjerë, dy prej të cilëve amerikanë me banim në Vjetnam dhe dy të tjerë vjetnamezë, për të mbledhur afro 10 milionë dollarë nga rryshfete që luhateshin nga 15 mijë deri në 70 mijë dollarë.

Zyrtarët amerikanë thanë se 42-vjeçari Sestak e kishte përdorur pjesën e tij të parave – 3 milionë dollarë – për të blerë pasuri të patundshme në Tajlandë. Tani ai humbet tapitë e këtyre pronave, si rezultat i akuzave.

Dënimi për Michael Sestak nuk është deklaruar ende, por në bazë të ligjit ai pritet të dënohet me 19-24 vjet burg.
XS
SM
MD
LG