Lidhje

Një austriak mjeshtër i ecjes mbi litar sensacion në Vjenë


Një austriak, mjeshtër i ecjes mbi litar, bëri histori në një nga vendet më të famshme turistike të Vjenës.

Christian Waldner u bë njeriu i parë që ecën mbi një litar të tendosur midis dy kullave të katedrales së Shën Stefanit. Ai përballoi erërat e forta gjatë ecjes 50 metra, në një lartësi prej 60 metrash mbi tokë, madje e përshkoi distancën katër herë.

Waldner ka bërë më parë edhe ecje të tjera të ngjashme mes ndërtesash të larta, por ai tha se ky ishte ishte akti i tij më i guximshëm. Litari i tendosur mes dy kullave, ishte 2,5 centimetra i trashë. "Ishte një ndjenjë e mrekullueshme", tha Waldner, pas këtij akti që u ndoq me kurreshtje nga shumë njerëz.
XS
SM
MD
LG