Lidhje

Egjipt: Vazhdojnë trazirat


Policia egjiptiane është përleshur me persona të armatosur në gadishullin Sinai, një ditë pasi sulmet ajrore ushtarake vranë 20 militantë të dyshuar në zonë.

Televizioni shtetëror tha se luftimet rifilluan sot pranë një stacioni policor në El-Arish, rreth 50 kilometra nga kufiri me Izraelin dhe Rripin e Gazës.

Nuk pati njoftime për viktima.

Presidenti egjiptian Mohamed Morsi liroi nga detyra shefin e zbulimit dhe guvernatorin e Sinait Verior dje. Ushtria tha se kreu operacionin për të rivendosur paqen dhe për të rimarr kontrollin pas një shtimi të problemeve me rendin pas rrëzimit të ish presidentit Hosni Mubarak.

Militantët ndërmorrën një sulm të përgjakshëm mbi ushtrinë të djelën duke vrarë 16 roje egjiptiane të kufirit.
XS
SM
MD
LG