Lidhje

Film i ri 3-dimensional për misionin 20-vjeçar të teleskopit Habëll


Film i ri 3-dimensional për misionin 20-vjeçar të teleskopit Habëll
Film i ri 3-dimensional për misionin 20-vjeçar të teleskopit Habëll

Filmi i ri “Hubble 3D”, jep një kronikë të misionit të 7 astronautëve në anijen amerikane të hapësirës Atlantis, për riparimin e teleskopit të hapësirës Hubble, në orbitë rreth 320 milje mbi Tokë. Historia e filmit rrëfehet nga aktori Leonardo Di Kaprio dhe ai jap pamje mahnitëse të marra nga teleskopi gjatë rreth 20 vjetëve të tij në hapësirë.

Për 20 vjet me radhë, teleskopi Hubble ka vëzhguar Universin dhe na ka sjellë pamje të jashtëzakonshme të galaksive prapa errësirës së zbrazët.

Punonjësi i NASA-s Dr. Ed Wyler i tha Zërit të Amerikës se gjatë gjithë këtyre viteve, Hubble ka përshkruar 7 deri 8 miliardë kilometra. Ai thotë:

"Hubble ka shkuar më thellë në kohë se çdo teleskop tjetër në hapësirë. Universi është rreth 3,8 miliardë vjeçar dhe Hubble ka shkuar deri në 600 milionë vjet pas Big Bangut."

Zoti Wyler thotë se sa më shumë që Hubble e studjon hapësirën, aq më pranë ai i afrohet origjinës së saj. Teleskopi ka regjistruar të dhëna, sipas të cilave universi e ka origjinën miliarda vjet të shkuara.

…Por kjo aparaturë po vjetërohet dhe pritet të dale jashtë përdorimit në vitin 2014…

Që nga dërgimi në hapësirë i teleskopit Hubble, astronautët e kanë vizituar atë 5 herë për riparime dhe modernizime. Vizita e fundit e vitit 2009, u regjistrua me teknologjinë 3 Dimesionale. Astronautët e riparuan teleskopin, ndërsa njëri prej tyre në anije, filmoi ekspeditën me një kamera tri-dimensionale që peshonte mbi 300 kilogramë, e cila ishte vendosur në paltformën e anijes.

Filmimi nuk ishte i lehtë. Hubble dhe astronautët ju rrotulluan Tokës çdo 90 minuta, duke hyrë ose në lindje, ose në perëndim, çdo 45 minuta. Drita e cila ndryshonte me shpejtësi, ishte sfida më e madhe për ekuipazhin e anijes gjatë filmimit, thotë specialist i Misionit Michael Massimino. Ai, pjesa e tjetër e ekipit dhe producentët e filmit morën pjesë në premierën e filmit tri-dimensionale.

"Dielli është trupi qiellor më i ndriçuar që mund të imagjinohet. Dhe kur futesh në pjesën e errët të Tokës gjendesh në një errësirë të plotë! …Dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar dritën. Pra, në se ndriçimi është i mirë dhe ka kohë të mjaftueshme për të marrë një foto, e merr atë."

Dhe pastaj u erdhi radha riparimeve, thotë specialist i misionit, John Grunsfeld.

"Përdornim kaçavida të vogla…dhe doreza të trasha hapësire… Riparime nga më të ndryshmet, që i ngjajnë veprimeve të orëndreqësit…"

Pra, shikuesi e sheh në film Hapësirën dhe Tokën, ashtu sikurse astronautët gjatë ecjeve në hapësirë.

"Kështu duhet të jetë Parajsa… Nuk ka fjalë që ta përshkruajë bukurinë e Tokës të parë nga hapësira…"

Në film po ashtu paraqiten pamje tre dimensionale të marra me teleskop nga thellësitë e Universit. Producenti Toni Myers thotë se kjo nuk do të ishte realizuar dot pa teknologjinë 3 dimensionale.

Astrofizikani Frank Summers thotë se për të krijuar pamje tre-dimensionale atyre ju desh të përdornin të dhëna shkencore.

"Duhet patjetër të bazohesh tek shkenca. Kemi një ekip të tërë shkencëtarësh që na ndihmojnë me të dhëna se si duhet të duken këto pamje dhe modele."

Teknologjinë 3 dimensionale të filmave e zbuloi rreth 40 vjet më parë, producenti kanadez Graeme Ferguson, bashkë me kunatin e tij:

"Unë mendoj se çdo shtëpi do të ketë një television tre-dimensional dhe njerëzit do të jenë në gjendje t’i vizitojnë planetet në shtëpinë e tyre…"

Eksperimentimi i misionit të anijes së hapësirës Hubble në teknologjinë tre-dimensionale e bën parashikimin e Grem Fergusonit një realitet të sukesshëm. …

XS
SM
MD
LG