Lidhje

Del në treg dokumentari "Stones in exile" për grupin Rolling Stones


Mick Jagger, Keith Richards dhe Charlie Watts morën pjesë në Nju Jork në premierën e dokumentarit “ Stones in Exile”, “Stonsat në arrati”, i cili u mbajt në muzen e artit Modern.

Filmi përkon me rihedhjen në treg të albumit të Rrolling Stones të vitit 1972 me titull “ Exile on Main Street”, një përmbledhje kjo që përmban mjaft këngë të njohura të Stonsave si “Happy”, “Rip this joint” apo “ Tumbling Dice”, për të cilën Jager tha se është më e preferuara e tij në album.

Titulli i albumit në vitin 1972, ishte i tillë “ Arratisje në rrugë të madhe”, sepse grupi u detyrua të largohej nga Britania pasi kishte probleme të mëdha me taksat e papaguara. Albumi është regjistruar në një shtëpi të marrë me qera në jug të Francës. Por duket se për pjestarët e grupit nuk ka qenë aspak problem inçizimi i albumit në Francë, madje ata e kujtojnë si një kohë mjaft argëtuese për t’a. Regjizori i filmit dokumentar “Stonesta në arrati”, është Stephan Kijack, i cili thotë se ka përdorur në këtë film, pjesë të patransmetuara më parë nga xhirimet e Stonsave në Francë. Ndonëse xhirimet janë amatore, dhe jo profesioniste, regjizori thotë se ato i japin origjinalitet gjithë dokumentarit.

Ky dokumentar është pjesmarrës në festivalin e filmit në Kanë.

..................

Jasson Aldean, Lady Antebellum, Taylor Swift dhe Carrie Underwood kryesojnë kandidaturat për çmimet e muzikës kantri. Ata kanë secili nga tre kandidatura në raundin e parë të votimeve.

Lista vazhdon me Kenny Chesney, Toby Keith, Miranda Lambert, Reba McEntire, Tim Mcgraw, Brad Paisley, Steel Magnolia, Sugerland, Keith Urban dhe Zac Brown Band, të cilët kanë nga dy kandidatura.

Votimi për secili prej këngëtarëve konkurrentë, bëhet përmes internetit nga adhuruesit e muzikës kantri.

Finalistët për videon e vitit do të shpallen në hapje të mbrëmjes së ndarjes së çmimit televiziv për muzikën Kantri, i cili do zhvillohet në 9 qershor në Nashvill, të Tenesit.

Ndër kandidaturat e këtij viti për videon më të mirë janë , “Need you now” e Lady Antebellum, “The truth” e Jason Aldean, “You belong with me” e Taylor Swift, “ Cowboy casanova” e Carry Underwood, “Out last night” e Kenny Chesney, “American Ride” e Toby Keith, “White liar”” e Miranda Lambert, “Consider me gone” e Reba McEntire, “Southern voice” e Tim McGraw, “Welcome to the future” e Brad Paisleit, “Keep on loving you”, Steel Magnolia, “keep you” Sugerland, “Til summer comes around” Keith Urban , “Toes” e Zac Brown Band etj.

XS
SM
MD
LG