Lidhje

Parlamenti hetim kryetarit socialist Rama


Në Shqipëri parlamenti vendosi sot ngritjen e një komisioni hetimor ndaj kryetarit të partisë socialiste Edi Rama lidhur me incidentin e ndodhur javën e shkuar në Akademinë e Vjenës mes tij dhe diplomatit shqiptar Egin Ceka. Socialistët nuk morën pjesë në votim. Ata e kanë konsideruar të turpshëm vendimin e parlamentit I cili ndërmerret përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.

Komision hetimor për Edi Ramën
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:14 0:00


Me shpejtësi të madhe, pasi të enjten e shkuar kryeministri Berisha hodhi idenë e një komisioni hetimor për atë që u quajt si incidenti i Vjenës, demokratët formalizuan kërkesën dhe objektin e hetimit. Ata folën për një cështje me interes publik, për të motivuar arsyen e ngritjes së komisionit, i cili nuk dihet se cfarë mund të sjellë përvecse, mbajtjes në ajër të një zhurme politike në prag të zgjedhjeve të qershorit. “Objekti i punës së komisionit, është hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill 2013 pranë Akademisë diplomatike të VJenës. Hetimi i plotë I veprimtarive dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë. Në varësi të rezultateve të hetimit të përpunojë rekomandimet parlamentit për rivendosjen e dinjitetit të shtetit shqiptar”, tha kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.

Afati i komisionit është një muaj, por me gjasë ai do të mbyllë aktivitetin me të njejtën shpejtësi me të cilën u ngrit, edhe sepse 24 maji është afati i fundit i mbylljes së legjislaturës dhe shpërndarjes së parlamentit. Vetë kryetari socialist Edi Rama e komentoi me ironi ngjarjen dhe vendimin e parlamentit: "Shprehem shumë I kënaqur që mora medaljen e radhës nga partia demokratike dhe kryetari i saj, që do të thotë komisionin hetimor të radhës, edhe pse duhet të them se nga një komision në tjetrin ka një degradim të vazhdueshëm. Sa i përket përmbajtjes, kam parë se ka patur një mbështetje shumë të madhe publike, në rrjetet sociale, propozimi i artistit të njohur Fate Velaj, për të shpallur 24 prillin ditën kombëtare të shkuljes së veshit”.

Socialistët nuk qëndruan në sallë gjatë votimit dhe as që u përfshinë në debate, si një lëvizje për të mos i dhënë peshë një veprimi që ata e kanë cilësuar të turpshëm nga ana e shumicës. Palët kanë dhënë variante të ndryshme të ngjarjes së ndodhur në përfundim të një takimi në Akdeminë diplomatike të VJenës. Sipas ministrisë së Jashtme kryetari socialist akuzohet se ka përdorur dhunë verbale e më pas edhe fizike ndaj diplomatit i cili i ishte afruar zotit Rama për t’I shprehur pakënaqësinë ndaj disa deklaratave të tij gjatë takimit. Por sipas partisë socialiste ka qenë diplomati i cili , i është afruar zotit Rama duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës, ndërsa ky i fundit, sipas saj, është përpjekur ta qetësojë, dhe se më pas të pranishmit në takim kanë ndërhyrë duke e larguar diplomatin Ceka, shpjegon partia socialiste.
XS
SM
MD
LG