Lidhje

Presidenti Trump kërkon hetime mbi mashtrimet në votime


Presidenti Donald Trump ka thënë se sa më shumë se pesë milionë jo-shtetas amerikanë mund të kanë votuar në mënyrë të paligjshme duke i kushtuar atij humbjen e votës popullore. Ai po kërkon që kjo çështje të hetohet.

Komentet e tij kanë ndezur debate mes analistëve në të dy anët e spektrit politik.

Justin Levitt, profesor në Shkollën e Ligjit Loyola në Los Angeles thotë se presidenti Trump duket se ka dalë me një vendim të vetin. "Unë nuk kam shumë besim në hetimet, ku përfundimet shpallen përpara”, thotë prof Levitt.

Edward Foley, profesor në Ohio State University, mendon se çështja e votimit të jo-shtetasve nuk duhet të jetë një prioritet për Shtëpinë e Bardhë.

"Jo-shtetasit nuk lejohen të votojnë, dhe mundësia që ata të votojnë është jashtëzakonisht e ulët. Mendoj se vemendja duhet përqëndruar në sulmet kibernetike dhe në dobësitë e sistemit të votimeve", thotë prof. Foley.

Akuza për mashrime në zgjedhje gjithmonë ka pasur, duke filluar nga viti 1792, kur ligjëvënësi nga Xhorxhia, Anthony Wayne humbi vendin e tij në Kongres, ndaj rivalit, James Jackson. Rinumërimi i kujdesshëm i votave në dy qarqe në Xhorxhia tregoi se në zgjedhjet e vitit 1790 numri i pjesmarrësve në votime ishte më i lartë se numri i njerëzve me të drejtë vote.

Në Florida, presidenti Bush fitoi me vetëm 1.784 vota, një diferencë tepër e vogël se ajo shkaktoi rinumërimin e votave në atë shtet, të cilat zbuluan një numër parregullsishë. Për shembull, makinat nuk kishin numëruar mijëra votave që i kishte ndarë se “të gabuara”.

Në vitin 2002, Departamenti i Drejtësisë, filloi një hetim mbi problemin e mashtrimit të votave.

Ricardo Knight, i lindur në Xhamaika dhe banor i përhershëm në Florida ishte një nga që u dënuan. Sipas gazetës Sun Sentinel South Florida, ai u tha autoriteteve të emigracionit se ai kishte votuar në zgjedhjet e vitit 2000, dhe se nuk e kishte ditur se nuk kishte të drejtë për të votuar.

Një studim Pew 2012 gjeti një në çdo tetë regjistrime të votuesve është i pasaktë; 1.8 milion votues të regjistruar në fakt kanë vdekur; dhe 2. 7 milionë amerikanë janë regjistruar në më shumë se një shtet për të votuar.

XS
SM
MD
LG