Lidhje

Votuesit amerikanë mbështesin presidentin Obama në cilësinë e kryekomandantit


Një anketë e re e opinionit publik tregon se amerikanët e mbështesin më shumë punën e presidentit Barak Obama si kryekomandant i forcave të armatosura se sa mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e ekonomisë.

Anketa e Universitetit Kuinipiak tregon se 49 përqind e votuesve mbëstesin mënyrën se si presidenti Obama ka trajtuar luftën në Afganistan. Pesdhjetë përqind e të anketuarëve kanë një mendim pozitiv për funksionin e tij si komandant i ushtrisë amerikane.

Por 56 përqind e votuesve nuk mbështesin trajtimin e çështjeve ekonomike nga presidenti, kundrejt 39 përqind që e mbështesin atë.

Ndihmës drejtori i Institutit për Anketa në universitetin Kuinipiak, Peter Brown thotë është e pazakontë që një demokrat të vlerësohet më shumë për punën e tij si komandant i forcave të amrmatosura se sa në trajtimin e çështjeve ekonomike.

XS
SM
MD
LG