Lidhje

Vrasjet e turqve, Ankaraja thërret ambasadorin e SHBA


Kurdish fighters from the YPG stand near U.S military vehicles in the town of Darbasiya next to the Turkish border, Syria April 29, 2017. Picture taken April 29, 2017.

Turqia thirri të hënën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Ankara për t’i përcjellë "me termat më të forta", siç u shpreh ajo, reagimin ndaj një deklarate amerikane mbi vrasjen e 13 turqve të kapur nga militantët kurdë.

Turqia tha të dielën se militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që ajo e ka shpallur të jashtëligjshme, i ekzekutuan robërit, duke përfshirë ushtarakë dhe policë turq, gjatë një operacioni ushtarak në Irakun verior ku ata mbaheshin.

Shtetet e Bashkuara thanë se bashkoheshin me Turqinë, gjithashtu anëtare e NATO-s, dhe se i dënonin vrasjet, nëse konfirmohej se përgjegjësia binte mbi PKK-në.

Ankaraja, së cilës nuk i pëlqen partneriteti i Uashingtonit me luftëtarët kurdë në Sirinë fqinje, shprehu zemërim ndaj kushtëzimit të deklaratës amerikane.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste, por në Siri forcat amerikane janë stacionuar në krah të luftëtarëve kurdë të grupit YPG, të cilët Ankaraja i konsideron të lidhur pazgjidhshmërisht me PKK-në.

Presidenti Reccep Tayip Erdogan e quajti deklaratën e Shteteve të Bashkuara “një shaka” dhe akuzoi Uashingtonin se i mbështet të dyja organizatat.

Që kur Joe Biden u zgjodh President i SHBA vitin e kaluar, Turqia ka thënë vazhdimisht se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara, por mbështetja e Uashingtonit për organizatën kurde YPG e ka zemëruar Ankaranë dhe mbetet një mosmarrëveshje e madhe midis dy aleatëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG