Lidhje

Vriten 6 ushtarë të Natos në Afganistan


Vriten 6 ushtarë të Natos në Afganistan
Vriten 6 ushtarë të Natos në Afganistan

Sulmet e kryengritësve dhe shpërthimet me bomba në Afganistan kanë shkaktuar vdekjen e 6 ushtarëve të NATO-s, mes tyre një italian.

Koalicioni thotë se gjatë sulmeve të ndryshme me bomba u vranë 5 prej pjesëtarëve të kësaj organizate sot në perëndim, jug dhe lindje të vendit.

Zyrtarë italianë thanë se gjatë njërit prej shpërthimeve u vra një ushtar italian dhe u plagosën 4 të tjerë në provincën perëndimore të Heratit.

NATO-ja thotë se gjatë një sulmi të kryengritësve u vra ushtari i gjashtë, i forcave të alenacës në lindje të Afganistanit.

Dhuna është rritur teksa trupat afgane dhe ato ndërkombëtare po përpiqen të spastrojnë zonat e njohura si baza të forta të talebanëve.

Viti i kaluar shënoi numrin më të lartë të vdekjeve të ushtarëve të NATO-s që nga viti 2001 ku koalicion i udhëhequr nga SHBA hyri në Afganistan. Vitin e kaluar u shënuan 700 ushtarë të vrarë të aleancës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG