Lidhje

Vritet një deputete britanike


FILE - Batley and Spen MP Jo Cox is seen in Westminster May 12, 2015.

Në Britani, fushata për referendumin e javës së ardhshme mbi BE-në është pezulluar, pas lajmit se një deputete kryesore e parlamentit ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Jo Cox, deputete 41-vjeçare e Partisë Laburiste të opozitës dhe nënë e dy fëmijëve fillimisht u plagos dhe u la në trotuar pranë qytetit Leeds të Anglisë veriore.

Policia në Uest Jorkshër tha se ka arrestuar një 52-vjeçar pas incidentit.

Grupi “The Stronger in Europe” tha se kishte "pezulluar të gjithë fushatën për ditën e enjte.”

Kryeministri britanik, David Cameron tha se ka anuluar një fjalim pro qëndrimit në BE që do të mbante në Gjibraltar.

Shiko komentet (2)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG