Lidhje

Vritet koloneli i ushtrisë së Jemenit


Vritet koloneli i ushtrisë së Jemenit
Vritet koloneli i ushtrisë së Jemenit

Burime të sigurisë në Jemen thonë se një shpërthim bombe në jug të vendit ka vrarë një kolonel të ushtrisë, ndërsa fqinjët arabë të Jemenit në Gjirit Persik janë takuar në Arabinë Saudite për të diskutuar fatin politik të vendit.

Zyrtarët thanë se shpërthimi hodhi në erë makinën e Kolonel Muti'a al-Sayani ndërsa ai po kalonte pranë portit jugor të Adenit.

Lajmi i sulmit vjen ndërsa anëtarë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit thonë se kanë në plan ta bëjnë situatën në Jemen përparësinë kryesore gjatë takimit në Arabinë Saudite.

Të hënën, opozita politike e Jemenit zhvilloi bisedime me udhëheqësit që veprojnë në vend, ndërsa Presidenti jemenas Abdullah Ali Saleh ndodhet në Arabinë Saudite për t'u mjekuar nga plagët e marra gjatë një sulmi më shumë se një javë më parë.

XS
SM
MD
LG