Lidhje

Vuçiç: Largimi i UNMIK-ut na detyron të mbrojmë njerëzit tanë


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Zoti Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes" së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK.

Presidenti Vuçiç tha se largimi i UNMIK-ut dhe formimi i mundshëm i ushtrisë së Kosovës, nuk do t’i linte Serbinë asnjë zgjedhje tjetër, por të mbronte vendin dhe njerëzit e saj, siç u shpreh ai.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG