Lidhje

Mbyllet për 24 orë metroja e Uashingtonit


Sistemi i metrosë së Uashingtonit është pezulluar për 24 orë duke paralizuar arterien kryesore të transportit të përditshëm për punonjësit federalë dhe turistët në kryeqytetin amerikan.

Zyrtarët e administrimit të transportit urban në Uashington thonë se e morën vendimin pasi shpërtheu një zjarr elektrik të hënën në një tunel. Një zjarr i ngjashëm vjet shkaktoi vdekjen e një udhëtareje dhe probleme të shumta në lëvizjen e trenave.

Sipas administratës së sistemit, pezullimi i trafikut të metrosë bëhet për të shmangur një tjetër incident të ngjashëm.

Kryeqyteti amerikan u zgjua sot nën një mësymje trafiku automobilistik, pasi udhëtarët po ngisnin automjetet private për në punë. Uashingtoni ka sistemin e dytë më të madh të metrosë, pas Nju Jorkut me 188 kilometra shina.

XS
SM
MD
LG