Lidhje

Uashingtoni shpreh angazhimin e palëkundur ndaj NATO-s


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti sot angazhimin amerikan për aleancën e transatlantikut gjatë një konference shtypi me Sekretarin amerikan të Mbrojtes, Jim Mattis në Bruksel. Ky është takimi i parë i shefit të ri të Pentagonit me ministrat e mbrojtjes të NATO-s. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, tha se NATO-ja është në mes të transformimit dhe se vendet anëtare duhet të kontribuojnë më shumë.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel ku ndër çëshjet parësore të diskutimeve është edhe shtimi i buxhetit të aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi mesazhin nga administrata e re amerikane për angazhimin ndaj aleancës.

“Mesazhi nga administrata e re amerikane për NATO-n ka qënë konsekuent. Kam biseduar dy here në telefon me Presidentin, kam folur me Sekretarin e Mbrojtjes dhe Sekretarin e Shtetit, dhe të gjithë më kanë përcjellë të njëtin mesazh sikurse u kanë përcjellë të gjithë udhëheqësve të vendeve të Aleancës së Atlantikut, pra se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përkushtuara ndaj partneritetit transatlantik.”

Sekretari i Përgjithëshëm po ashtu ripohoi angazhimin e NATO-s ndaj Ukrainës dhe tha se ka zhvilluar takime të rregullta me Presidentin Petro Poroshenko. Takimi dy ditor që filloi sot në Bruksel do të përqendrohet tek shpenzimet ushtarake, ekstremizmi dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, tha se NATO-ja është në mes të transformimit dhe se vendet anëtare duhet të ndihmojnë më shumë për të siguruar mbrojtjen nga aleanca më e mirë në botë.

“Aleanca mbetet një gurthemel kryesor për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë pjestarët e aleancës, të lidhura në një. Sikurse ka theksuar Presidenti Trump, ai ka mbështetje të fortë për aleancën. NATO është në mes të transformimit dhe gjithmonë duke u përshtatur me sfidat e sigurisë, kjo nuk është gjë e re. Ndoshta shpejtësia e ndryshimit është shtuar paksa. Kjo është diçka që mund ta trajtojmë dhe është absolutisht e nevojshme, është një kërkesë e drejtë që të gjithë ata të cilët përfitojnë nga mbrojtja më e mirë në botë të ndajnë pjesën që u takon të shpenzimeve për të mbrojtur lirinë. Nuk duhet harruar se në fund të fundit NATO-ja mbron lirinë.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s konfirmoi se katër grupe ushtarake shumë-kombëshe janë dislokuar në pjesën lindore të aleancës për dërgimin e një mesazhi të qartë mbi vëndosmërinë dhe gatishmërinë për mbrojtjen e aleatëve.

XS
SM
MD
LG