Lidhje

Tre grupe mediatike nën sulm kibernetik


Faqet elektronike të tre grupeve të rëndësishme mediatike amerikane u bënë pre e sulmeve kibernetike nga përkrahës të Presidentit sirian Bashar al-Assad.

Gazeta The Washington Post, rrjeti CNN dhe revista Time njoftuan dje se hakerë kishin ndërhyrë në faqet e tyre elektronike duke modifikuar disa parametra të faqeve. Si rezultat, kur përdoruesit vizitonin faqen dhe klikonin në disa prej artikujve, hapej faqja elektronike e Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup që mbështet regjimin sirian. Grupet mediatike thanë se kanë ndërmarrë masa mbrojtëse dhe kanë hequr modulën e ndikuar nga sulmi.

Ushtria Elektronike Siriane mori përgjegjësinë për sulmet përmes një mesazhi në Twitter.
XS
SM
MD
LG