Lidhje

Uashingtoni dhe Seuli përpiqen të rigjallërojnë bisedimet me Phenianin


Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In takohet sot (të enjten) me Presidentin Donald Trump për të diskutuar mënyrat për të rigjallëruar bisedimet e ngecura për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka kërkuar lëshime para se të ndalojë programin bërthamor të vendit të tij, por qeveria amerikane thotë se sanksionet ekonomike duhet të vazhdojnë derisa programi bërthamor të çmontohet plotësisht. Shërbimi Korean i Zërit të Amerikës bisdeoi me disa ligjvënës amerikanë mbi të ardhmen e bisedimeve dhe përgatiti materialin në vazhdim.

Presidenti Trump bëri histori kur u takua me udhëheqësin e izoluar të Koresë së Veriut në Singapore qershorin e kaluar, takim që erdhi pak pas shkëmbimeve të mprehta dhe retorike nga të dy udhëheqësit që nxitën shqetësimet e një lufte bërthamore.

Takimi pati disa rezultate. Pheniani pezulloi provat e armëve bërthamore dhe ktheu eshtrat e ushtarëve amerikan nga koha e Luftës së Koresë. Po ashtu u çmontua edhe një objekt bërthamor ndërsa ushëheqësi Kim shprehu gadishmërinë për çarmatimin bërthamor. Senatori Thom Tillis është republikan nga Karolina e Veriut.

“Po shohim aktivitete të tjera që nuk tregojnë domosdoshmërisht zbutje specifike të kërcënimeve bërthamore, si dhe aktivitete të tjera që janë të rëndësishme. Kjo është e vërtetueshme.”

Takimi i dytë Trump-Kim në Hanoi pëfundoi më herët pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut këmbënguli që Uashingtoni të zbuste sanksionet ekonomike ndërsa zoti Trump këmbënguli që Pheninai fillimisht të çmontonte plotësisht programin bërthamor. Senatorët amerikanë e mbështesin plotësisht Presidentin Trump. Cory Gardner është senator republikan nga shteti Kolorado.

“Është e rëndësishme që ne të mos ulim presionin ndaj Kim Jong Un-it deri në atë pikë sa ai të mos e ndjejë të nevojshme arritjen e çarmatimit bërthamor. Vazhdimi i plotësimit të kërkesave të Kim Jong Un-it pa arritur hapa konkretë apo veprime në emër të tij, medoj se përbën gabim nëse realizohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.”

Por Koreja e Jugut është e etur për rigjallërimin e bisedimeve dhe parandalimin e ripërtëritjes së tensioneve me fqinjin verior. Seuli po shpreson të krijojë një kompleks të përbashkët industrial me Korenë e Veriut, që kërkon lehtësimin e disa sanksioneve. Ligjvënësit amerikanë pajtohen se Uashingtoni duhet të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur

solidaritetin me Seulin. Jack Reed është senator demokrat nga shteti Rhode Island.

“Jemi më të fortë të bashkuar se sa të ndarë. Do të ishte e dobishme që presidenti t’i dërgojë këtë mesazh regjimit të Koresë së Veriut.”

Dan Sullivan është senator republikan nga shteti Alaska.

“Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina për dekada me radhë janë përpjekur të përçajnë aleancën e Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut. Mendoj se është e rëndësishme të realizohen takime që tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut punojnë së bashku sikurse kemi bërë gjithmonë kur flitet për bisedimet me kundërshtarin që është Koreja e Veriut.”

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kanë shprehur mirëkuptim për shqetësimet e Koresë së Jugut dhe besojnë se dy vendet aleate mund të

arrijnë një kompromis se si të veprojmë më së miri drejt një qëllimi të përbashkët për heqjen e kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG