Lidhje

Uashington, takim Tillerson - Mogherini


Sekretari amerian i shtetit Rex Tillerson u takua të enjten me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpunimi.

Synimi i zonjës Mogherini për takimin, ishte “të testonte ujërat”, për të peshuar marrëdhënien evropiane me administratën e re të presidentit Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson. Shefja e Bashkimit Evropian tha se takimi ishte i frutshëm dhe tha se BE dhe SHBA, kanë shumë çështje për të cilat do të donin të bashkëpunonin ngushtë. P

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë tashmë të qarta disa prej qëndrimeve të tij që nuk janë një linjë me vendet e bashkimit evropian, sikurse largimi i Britanisë nga unioni apo qëndrimi i zbutur ndaj Moskës zyrtare dhe presidentit Putin.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG