Lidhje

Takim Trump - Abe në Uashington


Presidenti Donald Trump priti të premten në një takim kryeministrin e Japonisë Zhinzo Abe, i cili mbërriti të enjten në Shtetet e Bashkuara.

Vizita përfshin një takim në zyrën ovale, një drekë në Shtëpinë e Bardhë si dhe një lojë golfi në Florida dhe ka si synim të sigurojë udhëheqësin japonez se administrata Trump qëndron 100 për qind në krah të aleatëve të saj, tha sot një zyrtar i administratës amerikane.

Zoti Abe është udhëheqësi i dytë ndërkombëtar që takon presidentin Trump, pas kryeministres britanike Theresa May. Takimet do të mbulojnë një numër të gjerë çështjesh, veçanërisht tregtinë. Zyrtarë japonezë konfirmuan për “Zërin e amerikës” se kryeministri Abe shoqërohet nga një delegacion që konsiderohet i papreçedent për nga përmasat dhe qëllimi.

XS
SM
MD
LG