Lidhje

Dimri pa reshje rrezikon furnizimin me energji


Dimri i thatë, i pazakontë në veri të Shqipërisë, ka vënë në rrezik furnizimin me energji elektrike, që vjen kryesisht nga hidrocentralet. Kjo mund të shkaktojë ndërprerje energjie gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Liqeni artificial i Fierzës në zonën e Kukësit dhe në kufi me Kosovën, është tharë plotësisht për shkak të mungesës së reshjeve të dëborës dhe shiut.

Liqeni është krijuar nga diga e hidrocentralit që shtrihet 117 km në zonën e Fierzës.

Banorët e zonës së largët malore thonë se kurrë më parë nuk kanë përjetuar një dimër të tillë kaq të thatë.

Punonjësit në hidrocentralin e Fierzës thonë se niveli i ulët i ujrave mund të kenë një ndikim shumë negativ në furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë për muajt e pranverës dhe verës.

Ergys Verdho, drejtori i hidrocentralit të Fierzës, shpjegon se zakonisht gjatë dimrit energjia mblidhej në digë, dhe përdorej në muajt më të thatë.

Fierza është një nga tre hidrocentralet e Shqipërisë që të marra së bashku mbulojnë 90 për qind të nevojave të energjisë në vend.

Edhe Kosova po vuan pasojat e dimrit të thatë këtë vit. Mungesa e reshjeve ka ndikuar në mangësi në furnizimin me ujë dhe autoritetet kanë paralajmëruar se deri në 400 mijë vetë mund të përballen me mungesa uji.
XS
SM
MD
LG