Lidhje

Bora bllokon disa akse rrugore në Maqedoni


Moti i keq dhe bora që kanë përfshirë Maqedoninë kanë bllokuar disa akse rrugore, sidomos në Mavrovë dhe Ohër, si dhe Dibër - Strugë.

Ndërkohë lëvizja e automjeteve nëpër rrugët e vendit po bëhet me vështirësi. Për këtë, ka pasur debate midis Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtorisë së komanisë “Rrugët e Maqedonisë” lidhur me pastrimin me kohë të rrugëve. Kompania thotë se i ka zgjidhur problemet me defektet e makinave të vjetruara dhe se po punon me kapacitet të duhur për pastrimin e borës. Ndërkohë, tremperaturat pritet të ulen në minus dhjetë gradë gjatë natës së sontme dhe të bie dëborë e re. Nga ana tjetër, ndotja e ajrit, që paraqet një problem shqetësues për Tetovën dhe Shkupin, vazhdon të rritet, Në Tetovë ndotësi më i madh është fabrika e metaleve Jugohrom.

XS
SM
MD
LG