Lidhje

Akuzat penale kundër producentit Harvey Weinstein


Të enjten, një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë një nga gjashtë akuzat penale kundër producentit Harvey Weinstein, pasi prokurorët thanë se nuk mund të kundërshtonin vendimin bazuar në informacionet që kishin marrë gjatë periudhës që kishin hetuar këtë rast. Akuza e hedhur poshtë lidhej me një sulm seksual që Harvey Weinstein dyshohet të kishte kryer ndaj një gruaje në vitin 2004.

Ndërkohë, në gjykatën Penale të Manhatanit vazhdon procesi gjyqsor për pesë akuzat e tjera, që përfshijnë sulme të dyshuara ndaj dy grave të tjera. Vetë Harvey Weinstein është deklaruar i pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat. Avokati i tij, Benjamin Brafman, tha se do të kërkojë rrëzimin e të gjitha akuzave të mbetura. Zoti Weinstein ka mohuar të ketë patur marëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër si përgjigje ndaj akuzave nga më shumë se 70 gra, kryesisht aktore në moshë të re dhe gratë të punësuara në industrinë e filmit, të cilat e kanë akuzuar atë për sjellje të pahijshme seksuale, përfshirë përdhunimin, dekada më parë. Akuzat çuan në themelimin e lëvizjes “MeToo” dhe me qindra e gra akuzuan publikisht burra të fuqishëm të botës së biznesit, politikës dhe industrisë së argëtimit për abuzime seksuale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG