Lidhje

Pushohet nga puna një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë


Shtëpia e Bardhë pushoi nga puna një këshilltar të sigurisë kombëtare, i cili në mënyrë anonime kishte shkruar qindra komente në Twitter, që përmbanin kritika të rënda ndaj politikave të jashtme amerikane dhe ndaj disa këshilltarëve kryesorë të presidentit Obama.

Këshilltari 40 vjeçar Jofi Joseph, u pushua javën e kaluar pas disa muaj hetimesh për të identifikuar autorin e komenteve. Ai mbante postin e drejtorit për mos-përhapjen e armëve bërthamore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ishte përfshirë në negociatat për programin bërthamor iranian.

Përmes një deklarate për agjencinë e lajmeve në internet “Politico”, zoti Joseph e pranoi se ai ishte autori i komenteve gjatë dy vjetëve të fundit dhe u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që i kishte ofenduar. Ai tha se komentet fillimisht synonin të ishin një parodi e atmosferës tejet të ngarkuar politike të Uashingtonmit, por më pas, siç shprehet ai, “ato u shndërruan në komente të papërshtatshme dhe dashakeqe”.
XS
SM
MD
LG