Lidhje

Shtëpia e Bardhë nuk pranon të komentojë mbi raportin e zbulimit


Administrata Trump nuk pranoi të komentonte lidhur me një raport, sipas të cilit dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë i kanë dhënë informacione kryetarit të komisionit hetimor të Kongresit, që tregonin se anëtarë të ekipit të tranzicionit të presidentit Trump ishin monitoruar rastësisht gjatë një operacioni vëzhgimi të të huajve nga agjencitë amerikane të zbulimit.

Gazeta " The New York Times" njoftoi se "zyrtarët" e Shtëpisë së Bardhë janë Ezra Cohen-Watnick, drejtor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Michael Ellis, jurist në Zyrën e Këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kur e pyetën lidhur me këtë njoftim në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer u tha gazetarëve se "Ne nuk kemi për të komentuar për burime anonime".

Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Devin Nunes u takua me një burim brenda Shtëpisë së Bardhë para se të bënte të njohura raportet e zbulimit javën e kaluar, se ekipi i tranzicionit i Donald Trump-it ishte bërë objekt monitorimi në mënyrë të rastësishme, sipas zëdhënësit të tij Jack Langer. Më parë, Nunes nuk e kishte treguar vendin dhe identitetin e burimit.

Komisioni i zbulimit i anuloi seancat dëgjimore për këtë javë, pas një stuhie kritikash në drejtim të kryetarit të tij republikan, Devin Nunez, i cili e informoi personalisht presidentin Trump rreth materialeve sekrete që kishte në dispozicion, para se ato t’i ndante me Komisionin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG