Lidhje

Wikileaks, informacione për dokumenta diplomatike amerikane


Faqja elektronike WikiLeaks pritet të nxjerrë sot informacione rreth 1 presje 7 milionë dokumentave amerikane diplomatike dhe të zbulimit që u përkasin viteve ’70. Dokumentet ishin të hapura për publikun por gjetja e të dhënave ka qënë e vështirë.

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange e bëri njoftimin të premten në Uashington DC përmes një lidhje me video nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Të dhënat i japin qasje publikut për kabllot diplomatike që nga fillimi i vitit1973 deri në fund të vitit 1976, duke përfshirë komunikimet e dërguara nga sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit Henry Kissinger.

WikiLeaks tronditi botën në vitin 2010 kur publikoi më shumë se 250 mijë kabllograme amerikane.

Assange është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi, ku kërkohet nën akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.
XS
SM
MD
LG